04:22 / E Enjte, 23 Mars 2023 / Gj. Sh

Në kohën e syfyrit Shqipëria goditet nga një termet i fuqishëm

Shqipëria është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit.

Termeti ndodhi në orën 2:42 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës, shkruan IndeksOnline.

Pas tij, Shqipëria u goditet edhe nga dy termete tjera, në orën 03:09 me mangitudë prej 3.7 shkallë të Rihterit si dhe i fundit në orën 03:22 me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e termetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale./IndeksOnline/