75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / SH F

Në kohën kur po kërkohet përshpejtim drejt NATO-s, Përfaqësuesi i Kosovës takon ambasadoren e SHBA-së

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith. Një takim i tillë i Zemajt vjen në kohën kur është aktualizuar jashtëzakonisht shumë çështja e përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Zemaj thotë se me këtë takim është dëshmuar përkushtimi i SHBA-së për Kosovën, meqë ambasadorja amerikane e ka pritur në tkaim edhe përkundër angazhimeve të mëdha të saj.

Ai thotë se një takim i tillë është i rëndësishëm për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s.

“Pikërisht si gjithmonë, edhe sot u dëshmua përkushtimi i SHBA-ve🇺🇲 për vendin tonë, ku edhe përkundër angazhimeve të mëdha në këtë periudhë të Ambasadorës Smith, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e vendit tonë në NATO”, ka shkruar Zemaj.

Cila është përvoja dhe puna diplomatike e Ambasadorit Astrit Zemaj.

Astrit Zemaj, është diplomat i karrierës me gradën diplomatike Ambasador. Ai është pjesë e MPJ-së që nga viti 2009, pjesëtar i Shërbimit të Jashtëm te Republikës së Kosovës. Funksionet dhe detyrat e ushtruara ndër vite në kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës :

Nëntor 2009 – Tetor 2015, Themelues dhe Drejtues i Konsullatës së RKK-së në Frankfurt të Gjermanisë, posti i parë konsullor i Republikës së Kosovës i themeluar dhe i cili ka filluar punën me një rreth konsullor te akreditimit prej katër landeve ( shtete/njësi federale gjermane) dhe i pari në gjithë historinë e Shërbimit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Kosovës;

Nëntor 2015 – Dhjetor 2018, është transferuar dhe ka shërbyer në Ambasadën e Republikës së KKosovës në Berlin, ku ka ushtruar këto funksione: Nga muaji Nëntor 2015 deri në Dhjetor 2017 ka qenë në pozitën e zëvendës Shefit të Misionit në Gjermani, ndërsa pas dorëheqjes se ish Ambasadorit në muajin Dhjetor 2017 është emëruar I ngarkuar me Punë i ARKS në Gjermani me akreditim sekondar edhe Mbretërinë e Danimarkës.

Janar 2019 deri më datën 15.07.2020, është emëruar Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, funksion të cilin e ka ushtruar deri në nisjen për mision të ri në kuadër të ARKS në Bruksel. Gjatë kësaj periudhë, përpos detyrave dhe obligimeve tjera nga përshkrimi për pozitën e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, nga institucionet tona i është është besuar njëri ndër proceset më të ndjeshme të vendit, me vendim të Qeverisë është emëruar Sekretar Koordinues i Grupit Punues për INTERPOL, dhe njëkohësisht edhe drejtues i Working Recognition Group në MPJD( sidomos për koordinim mes institucioneve të vendit tonë dhe SHBA-ve).

Ne këto funksione ai ka përfaqësuar MPJD dhe ka mbrojtur interesat e vendit në te gjitha Kontinentet e botës, përfshi vizita, takime, përfaqësime ne bilaterale, multilaterale dhe forume te ndryshme në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare duke përfshi edhe drejtimin e delegacionit të Republikës së Kosovës në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit.

Nga data 15.07.2020 – dhe aktualisht deri para disa ditëve në ketë funksion, konform Dekretit të Presidentit dhe me Vendim të MPJD-së me gradën e Ambasadorit të karrierës është caktuar të shërbej si Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Institucionet e Bashkimit Evropian(BE), nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, me seli në Bruksel. Konform kësaj për herë të parë në historinë ë Republikës së Kosovës është ngritur bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Institucionet e BE-së me përfaqësim të veçantë e cila është edhe një pararendëse e Misionit në BE, praktikë edhe kjo e shteteve anëtare dhe jo anëtare para anëtarësimit në BE;

Nga data 01 Tetor 2020, bazuar në normat ligjore ne fuqi të vendit tonë dhe atyre ndërkombëtare, pas përfundimit të mandatit së ish Ambasadorit, është emëruar I ngarkuar me Punë i ARKS në Bruksel, e cila përveç Belgjikës dhe Luksemburgut, mbulimit të bashkëpunimit më BE-në e mbulon edhe bashkëpunimin me NATO.

Duke pasur parasysh profesionalizmin dhe detyrat gjithnjë me specifika te veçanta që nga fillimi ne Shërbimin e Jashtëm, përfshi këtu edhe përvojën bilaterale dhe multilaterale në Misione të ndryshme, në fusha të mbrojtjes dhe sigurisë Ambasadori Astrit Zemaj, është emëruar të jetë Përfaqësues i Republikës së Kosovës ne nivel të Ambasadorit për marrëdhëniet me NATO-n në kuadër te Ambasadës se Republikës së Kosovës në Bruksel, për ndërtimin e një strukture pararendëse për anëtarësimin e vendit tonë në organizatën e NATO-s.

Ambasadori Astrit Zemaj studimet bazike dhe ato postdiplomike për menaxhim dhe ekonomi, gjithashtu për marrëdhënie ndërkombëtare dhe fusha të mbrojtës dhe sigurisë i mbaroj në Kosovë, Gjermani dhe në SHBA. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, është angazhuar aktivisht në proceset politike dhe ushtarake për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zemaj ka marrë pjesë në operacionet stërvitëse të forcave të SHBA-ve dhe të NATO-s, në kuadër të misioneve paqeruajtëse për Kosovën.

Në vitin 2013 ka botuar librin me titull: „Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë“. Libri është promovuar në New York dhe në Frankfurt, dhe për ketë në vitin 2014 nga ana e Kolegjit Monroe në New York të SHBA-së është nderuar me çmimin prestigjioz “Nderi i Kolegjit Monroe“ .

Ndërsa në vitin 2017 ka botuar librin e dytë ” Evropa në udhëkryq-Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939″, i cili është një studim i vetëm i këtij lloji në gjuhën shqipe rreth gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939. Ambasadori Zemaj gjatë punës profesionale dhe më herët ka mbajtur ligjërata në fushat përkatëse dhe për Kosovën me ftesë të institucioneve të ndryshme arsimor