08:23 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në kohën kur po vlon virusi, kështu u mbush një lokal mbrëmë në Mitrovicë

Edhe pse numri i rasteve me Covid-19 në vend po shënon shifra alarmante, një lokal i Mitrovicës është stërmbushur mbrëmë.

Në një lokal që ndodhet afër Ibrit,shihen qindra të rinj, ani pse me ligj ndalohet të jenë mbi 50 persona, për shkak të parandalimit të pandemisë

Kujtojmë që në Mitrovicë situata poashtu është shqetesuese, vetëm mbrëmë u konfirmuan edhe 9 raste të reja.

Në Mitrovicë deri tash kanë vdekur 5 persona, ndërkohë që janë 101 raste aktive.

Ndërsa në gjithë Kosovën mbrëmë u shënuan 205 raste pozitive.