Në Komunën e Prishtinës fillon testimi me teste rapide, saktësia 99.7%

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen “Emshir” dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.
Pa dyshim se ky lloj i testimit pritet të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë #covid19 pozitivë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit.
Me këtë test, qytetarët rezultatin e merrnin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptoma duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.
