13:57 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në koncertin e grupit ‘Gjurmët’, Dukagjin Lipa i ftuar special

Sonte grupi ‘Gjurmët’ do të rikthehen më një koncert madhështor në Prishtinë.

Së bashku me grupin e legjendar, do të performojnë edhe emra të njohur të muzikës shqipe nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan Indeksonline.

Ndërsa i ftuar special në këtë mbrëmje është edhe babai i yllit të njohur ndërkombëtar Dua Lipa, Dukagjini.

“Këta ishin djemtë që më bënë të bie në dashuri me muzikën. I lumtur dhe krenar të performoj me grupin tim të preferuar GJURMET”, ka shkruar Dukagjin Lipa në një postim të bërë në Instagram.

Koncerti mbahet sonte në Sallën 1 Tetori në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Shpend Ahmeti prezentoi sot “Çelësin e Prishtinës” për grupin legjendar “Gjurmët”./Indeksonline/