75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në koncertin ku humbën jetën 5 persona, po performonte edhe Dhurata Dora

Një tragjedi ka ndodhur në kryeqytetin e Algjerisë ku po performonte reperi i famshëm algjerian Soolking, shkruan Indeksonline.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në një stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur më mirë si Soolking, ku gjatë performancës një turmë njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Deri tashti dihet për 5 persona që kanë humbur jetën derisa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora e cila bashkëpunoi me reperin në këngën “Zemër” që ka performuar së bashku me Sooling në koncertin në Algjeri.

Edhe Dhurata ka qenë dëshmitare e kësaj tragjedie që ua mori jetën 5 personave. /Indeksonline/