Në konferencën e Odës ekonomike Izrael-Amerikë merr pjesë kryeministri Kurti dhe një imam kosovar

Është mbajtur konferenca e Odës ekonomike Izrael-Amerikë. Përveç kryeministrit Albin Kurti, aty mori pjesë edhe imami kosovar, Labinot Maliqi.
Maliqi u shpreh i kënaqur teksa mori pjesë në atë ngjarje, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shkruan Indeksonline.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.
Në këtë ngjarje kishte pjesëmarrës të shumtë nga komuniteti shqiptar dhe ai hebraik. Ndër folësit kryesor ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës, znj. Ines Demiri. E falënderoj për ftesën e bërë organizatorin e kësaj ngjarje, mikun tim Daniel Shure“, shkroi Labinot Maliqi./Indeksonline/
