15:53 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në Kosovë fillon “Java e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit”

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Shërbimet Klinike Universitare të Kosovës, QKMF-të, si dhe partnerë të shumtë si Save the Children, Shoqata e mamive, grupet përkrahësve për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës, do ta shënojnë Javën e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë nga 1 deri më 7 Tetor.

Motoja e këtij viti është: “Të ushqyerit me qumësht të gjirit është investim që ja vlen”.

Me këtë rast, më 2 tetor, e martë, do të vizitohet materniteti në Spitalin ne Përgjithshëm në Gjilan, duke filluar nga ora 11:00 – 12:00.

Në këtë vizitë janë të ftuar Ministri i Shëndetësisë, Z. Uran Ismaili, Drejtorët e Departamenteve në MSh, Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Udhëheqësja e grupit për IMF, Përfaqësues të Njësisë së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Shefi dhe Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it, profesionistë të tjerë, OBSh, Save the Children, Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqata e Mamive, Asociacioni për Nëna dhe Fëmijë, mediat.

Java për të ushqyerit me qumësht gjiri shënohet në shumë vende për të theksuar dhe sensibilizuar të gjithë dhe në këtë mënyrë për të përkrahur këtë praktikat efektiv dhe të bazuar në fakte.

Gjatë javës së shënimit së të ushqyerit me qumësht të gjiri, do të organizohen aktivitete të ndryshme me përkrahjen e shumë institucioneve dhe organizatave.