Në Kosovë ishin futur dhitë në spital, në Indi futen elefantët!

Kishte bërë bujë një foto e futjes së dhive në një spital në Kosovë. Por, kafshë të “rënda” janë parë në spital në një pjesë tjetër të botës.
Tre elefantë u panë teksa hynë në një spital në Indi, në korridorin e spitalit në qytetin Binnaguri.
Stafi mbeti i shokuar nga ajo që pa, derisa raportohet se asnjëri nuk mori guximin t’i largonte.
Autoritetet indiane thanë se janë të njoftuara me rastin, por që nuk dihet se nga u futën elefantët./Indeksonline/