19:07 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në Kosovë janë 2.387 raste aktive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 419 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 2,387.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 4,715 raste nga 27,723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,387.