75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 12 Korrik 2024 / A. M.

Në Kosovë janë gati 560 mijë banesa e shtëpi

Sot është publikuar raporti për Regjistrimin e Popullësisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2024, shkruan IndeksOnline.

E sipas këtij  raporti Kosova ka 559,936 banesa e shtëpi, në mesin e tyre, 373,983 janë të banueshme e 185,953 të pabanueshme.

Deçani ka 6,809 banesa e shtëpi të banuara, Gjakova 18,272, Gllogovci 10,186, Gjilani 19,924, Dragashi 6,125, Istogu 7,700, Kaçaniku 5,830, Klina 6,678, Fushë-Kosova 17,032, Kamenica 6,234, Mitrovica 14,652, Leposaviqi 1,278, Lipjani 12,108, Novobërda 1,222, Obiliqi 4,928, Peja 23,032, Podujeva 16,570.

Prishtina 61,336, Prizreni 32,142, Skenderaj 9,252, Shtimja 4,991, Shtërpca 2,965, Suhareka 10,118, Ferizaj 24,280, Vitia 7,814, Vushtrria 13,686, Zubin Potoku 185, Zveçani 116, Malisheva 8,410, Juniku 864, Mamusha 780, Hani i Elzit 1,635, Graçanica 4,133, Ranilluga 665, Parteshi 893, Kllokoti 693, Mitrovica e Veriut 679.

Sipas të dhënave preliminare, Fushë-Kosova, Mamusha dhe Prishtina e kanë dendësinë më të madhe.

Fushë-Kosova ka 64.078 banorë, Mamusha 5415 banorë e Prishtina 227154 banorë.