16:09 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Në Kosovë ka parti serbe që janë nën kontrollë të Prishtinës”

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Srgjan Popovic ka pasur një porosi për të gjithë serbët që kanë të drejt vote në Kosovë.

Ai ka thënë për mediat serbe pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic se të gjithë serbët duhet të votojnë për sic është shprehur ai “serbët e jugut të krahinës së Serbisë”, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se ekzistojnë edhe disa parti serbe që janë nën kontroll të Prishtinës zyrtare.

Srgjan Popoviq, ka qenë keshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe në legjislaturën e kaluar deputet i Listës Serbe, kurse para se të kalonte në këtë listë, ka qenë funksioner i partisë SLS të Sllobodan Petroviqit.