10:15 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit, bëhet thirrje për vaksinim

Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit.

Kosova, shembull suksesi për imunizimin e fëmijëve, derisa në vendet fqinje është raportuar për epidemi të fruthit Kosova nuk ka epidemi dhe fruthi është nën kontrollë. Kosova është ndër 42 vendet që kanë ndërprerë me sukses përhapjen endemike të fruthit.

Programi i Zgjeruar i Imunizimit është me prioritet të lartë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Kosovë situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Andaj, apelojmë te të gjithë prindët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.