75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Në Kosovë rikthehen tifozët, kjo ndeshje u zhvillua me praninë e publikut

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila shfuqyzoi vendimin e mëhershëm që ndalonte grumbullimet publike, kanë nisur të rikthehen tifozët në Kosovë.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Istogut e Vushtrrisë është luajtur me tifozë.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin mbledhur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për t’i mbeshtetur skuadrat e tyre.

Kjo është ndeshja e parë në Kosovë që zhvillohet me publik që pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në fund, Vushtrria fitojë finalen ndaj Istogut me rezultatin 22:17.