75 Mall Live Search
20:44 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Në Kosovë, Shqipëri e Evropë kështu po e kalojnë qëndrimin në shtëpi shqiptarët e mbyllur shkaku koronavirusit

Me të konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, Qeveria e Kosovës mori vendim që të mbyllen kafiteritë, restorantet, e biznese të ndryshme në vend.

Kësisoj qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi, t’i rrallojnë daljet përpos atyre tejet të nevojshme.

Sot është bërë konfirmimi edhe i tri rasteve të tjera të infektuar me virusin COVID-19, ku numri i përgjithshëm tani për tani në Kosovë është pesë persona të infektuar.

Në redaksinë e Indeksonline qytetarë të shumtë nga Kosova , Shqipëria e Evropa kanë dërguar fotografi se si po i kalojnë ditët tani që janë më tepër në shtëpi, më afër familjes.

Shumë prej tyre kanë bërë edhe blerje më të shumta të ushqimeve si dhe produkteve farmaceutike, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur.

Vjenë

Sigurisht se qëndrimin në shtëpi dhe afër prindërve po e shijojnë edhe më shumë fëmijët, ku bashkë me prindërit po luajnë lojëra nga më të ndryshmet.

Vjenë

Madje edhe disa të rritur zgjodhën që të luanin me ‘karta’, duke u munduar që të kalojnë kohën sa po rrinë të mbyllur.

Prizren

E një qytetar në Zvicër tregoi për Indeksonline se bashkë me djalin po qëndrojnë në shtëpi, i cili edhe ka kohë të shikojë çfarë ia do zemra në telefonin e mençur.

Zvicër

Qëndrimi në shtëpi është i mirë edhe për t’i shijuar ushqimet e bëra me shumë dashuri, që dikush në Itali zgjodhi që t’i bëjë të ëmbla e t’i shoqërojë me ‘Nutellë’.

Itali

Duke uruar që kjo sfidë me të cilën po përballen gjithë bota, por edhe ne ta kalojmë lehtësisht nuk duhet harruar këshillat e mjekëve dhe institucioneve të vendit.

Klinë

Të mbahet higjiena, të qëndrohet sa më shumë në shtëpi dhe të mos bëhet panik./Indeksonline

Vlorë

E dikush vendosi të largohet në natyrën e Gurrakocit. Një grup i djemve të rinjë.

Gurrakoccc