18:44 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / LB

Në Kosovë veç dy raste, në Shqipëri numër i madh i rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë humbur betejën kundër COVID-19, ndërkaq nga 1 mijë e 664 testime të bëra, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, janë shëruar 183 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189 mijë e 227 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në total në gjithë Shqipërinë janë 7431 pacientë aktivë me COVID./TCh