“Në krahët e mi ndërrove jetë, e le Roelin jetim”/ Selvija reagon pas vdekjes së Shpatit
Selvija, bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka reaguar pas vdekjes së papritur të tij.
Duke ndarë një video me të birin në krah, Selvija pohoi se Shpati vdiq në prezencë të saj, shkruan IndeksOnline.
Ky është dedikimi emocional i saj:
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxito-ve dhe na le këtu vetëm, pa ty.”
“E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?”
“Më thojë gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante…
por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?”
“Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”

