13:38 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Në krahët e partnerit të saj, Dafina Zeqiri publikon foto nga pushimet në Greqi

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Greqi bashkë me të dashurin e saj.

Pas një vere të suksesshme këngëtarja ka zgjedhur të relaksohet në ishullin grek ku nuk kanë munguar imazhet dhe videot e ndryshme.

Para disa ditëve, ajo publikoj një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihej në krahët e të dashurit të saj Kreshnik Gjergji.

E veshur në bikini, vuri në pah linjat joshëse të trupit, teksa shijonte rrezet e diellit nga një jaht.

Tutje, në postim Dafina ka theksuar se tani është e gatshme të rikthehet në studio për të përfunduar albumin e ri.

“Gati të rikthehem në laborator dhe të përfundoj këtë album. “The Absolute”, 2024″, ka shkruar këgëtarja në mbishikrim të fotografisë.

Këngëtarja të premten publikojë një këngë “Xhane Xhane” në bashkëpunim me Bruno dhe Klajdi Haruni.