Në krizë ekonomike, ministri i Zhvillimit Ekonomik del pozitiv me Covid-19

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri që vjen nga radhët e AAK-së.
“Të nderuar qytetarë,
Pasi kisha rast kontakti një ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.
Tashmë jam vetizoluar dhe po i ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.
Ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar!” shkruan Kuqi në njoftim./Indeksonline/