75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Në Kroaci, 70 të vdekur në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur 70 persona si pasojë e COVIDIT-19.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend është rritur në 3.464.

Ndërkohë, edhe numri i rasteve të reja vazhdon të mbetet i madh. Nga 8.343 teste të kryera kanë rezultuar 2.223 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive me koronavirusin është 202.319.