Në krye me Thaçin, bashkëluftëtarët bëhen bashkë

Vikendi ka bërë bashkë bashkëluftëtarët, sot emra të njohur madje edhe krerë të shtetit.
Është deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ai që ka publikuar një fotografi, ku në prapavijë shihet presidenti Hashim Thaçi, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ish-gjenerali Sylemajn Selimi-Sulltani, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku e të tjerë.
Derisa duket se janë në disponim të mirë, Tahiri shkruan këtë mbishkrim në fotografi:
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran. UÇK”./Indeksonline
