11:20 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / FR

“Në kuadër të lojës”, kështu e sheh babai i Meritonit lidhjen e djalit të tij me Ilnisën

I ftuar në emisionin “Cherry on Top”, babai i Meriton Mjekiqit ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me Ilnisa Agollin brenda formatit Big Brother Albania 3.

Kujtojmë që lidhja mes dyshes ka filluar brenda BB.

Por siç duket kjo lidhje nuk e ka edhe pëlqimin e familjes së Meritonit.

Në pyetjen e bërë nga moderatorja Bora Zemani nëse mendojnë se Ilnisa i ka rrëmbyer zemrën Meritonit, Mjekiqi është shprehur se çdo gjë ata e shohin në kuadër të lojës.

Bora: A mund të themi që Ilnisa ia ka rrëmbyer zemrën këtij djali prandaj reagoi ashtu

Babai i Meritonit: Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë.

Këto deklarata janë bërë në kuadër të finales që mbahet sonte.