18:04 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Në kujtim të Arian Dacit në Brezovicë vendosen dy ski me mbishkrim të veçantë

Ish-zëvendësministri i Qeverisë Haradinaj, Arian Daci pati humbur jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë më 26 janar 2019.

Por dikush është përkujdesur që të bëjë diçka shumë të veçantë për ta kujtuar Arianin, djalin e Nexhat Dacit, raporton Indeksonline.

Dy ski janë vendosur nga miqtë e Arianit në Brezovicë, me një mbishkrim në përkujtim të Arianit.

“Në kujtim të Arian Daci. 07.01.1979-26.01.2019. O shoku jonë, ti me neve n ‘zemër gjithmonë”./Indeksonline/