75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Në kulmin e dashurisë, Shawn Mendes i bën dedikim emocional Camilës për ditëlindje

Shawn Mendes po e shpreh dashurinë ndaj Camilës me fjalët më të mira që ekzistojnë.

22 vjeçari ka vendosur që për ditëlindje t’i bëjë një dedikim emocional asaj, transmeton Indeksonline.

“Gëzuar ditëlindjen personit më të mirë, më të guximshëm dhe më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Unë të dua çdo ditë e më shumë jeta ime ❤️,” shkroi ai në publikimin e tij në Instagram.

Kujtojmë, Shawn dhe Camila ishin në Florida, duke kaluar kohën më të madhe të pandemisë në shtëpinë e prindërve të Camilës./Indeksonline/