Në kulmin e formës lëndohet Valmir Sulejmani, mungon disa muaj
Sulmuesi kosovar Valmir Sulejmani ka marrë një lajm të keq.
Ai është njoftuar nga stafi mjekësor i skuadrës së Waldhof Mannheim që nuk do të jetë në gjendje të luaj për disa muaj.
Ai u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Kaiserslautern ku u desht të largohej pas 28 minutash lojë, shkruan Indeksonline.
Sulejmani gjatë karrierës së tij ka qenë shumë i pafat me lëndime, të cilat ia kanë pamundësuar të luaj rregullisht.
Këtë edicion ai shënoi 4 gola në 7 ndeshje në Bundesliga 3. /Indeksonline/