10:45 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / S Z

Në kulmin e luftës, Blinken arrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael për të zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë izraelitë. Ai ka shkuar në Izrael në një kohë të tensionuar, gjatë sulmeve izraelite në Gaza dhe tensioneve në Izrael.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Izrael të enjten ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë izraelitë.

Blinkeni shkoi në Izrael në mes të sulmeve izraelite në Gaza, por edhe tensioneve brenda vetë Izraelit. Ushtarë të shumtë janë ende në jug të vendit, por edhe në veri, ku sirenat bien çdo ditë për shkak të njoftimeve për sulme nga Libani, kryesisht të organizuara nga anëtarë të Hezbollahut.

Përpara vizitës së tij në Izrael, Blinkeni mbajti konferencë për shtyp ku foli se si Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Izraelin, shkruan TheWashingtonPost.

“Në Izrael, unë do të takohem me kryeministrin Benjamin Netanyahu, presidentin Isaac Herzog, si dhe përfaqësues të ambasadës sonë. Ne jemi të përkushtuar t’i ofrojmë Izraelit gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur. Një pjesë e kësaj ndihme tashmë është në rrugën e saj për në Izrael ”, ka thënë Blinken.

Do të jetë gjithashtu vizita e parë e një zyrtari të huaj në Izrael që nga e shtuna, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit u përshkallëzua. Sipas informacioneve zyrtare nga zyrtarët palestinezë dhe izraelitë, më shumë se 2000 vdekje janë regjistruar tashmë nga të dyja palët.

Është paralajmëruar se Blinkeni do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.