75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Në Kuvendin e Kosovës po shërbehen pije të prodhuara në Serbi

Ka muaj që është vendosur taksa 100% për produktet serbe. Pas vendosjes së taksës pati shumë debate se nëse vërtet kjo taksë po e arrin efektin e saj.

Kështu nuk mendon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, transmeton Indeksonline.

Ai ka postuar në Facebook një pije që shërbehet në Kuvend të Kosovës dhe ka shkruar se kjo prodhohet në Serbi.

“Edhe me taksën 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, në Kuvendin e Kosovës shijohet ky lëng i prodhuar në Batajnićki Drum në Beograd”, ka shkruar Selimi në Facebook./Indeksonline/