Në lagjen Kalabria digjen disa vetura në mesnatë (pamje)

Disa vetura në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, në afërsi të kompleksit “Blerti” në Kalabri, raporton Indeksonline.
Në pamjet e siguruara vërehen banorë të shqetësuar, teksa digjen një numër i konsiderueshëm veturash.
Akoma nuk dihen rrethanat që shkaktuan këtë zjarr, njëjtë si nuk dihet vlera e dëmeve të pësuara.
Indeksonline ju sjell pamje: