Në lidhje me ish-in e shoqes, Emily zbulon se takohet me Harryn që dy muaj

Emily Ratajkowski ka zbuluar se ka dy muaj që po takohet fshehurazi me Harry Styles dhe ka rrëfyer se ai mund të jetë ‘i vetmi’ për të.
Në një bisedë për lidhjet e dashurisë, Emily tha se është takuar me Harryn që nga fillimi i muajit shkurt dhe shpreson që romanca e tyre të jetë afatgjate, transmeton Indeksonline.

Duke folur në një podcast të regjistruar me 9 mars, dy javë pasi u kapën mat duke u puthur në Japoni, ajo tha se artisti është i shkëlqyeshëm.
“Sapo fillova të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen, kështu që është diçka më ndryshe. Ai është i mrekullueshëm”, tha ajo.

Emily u filmua duke u puthur plotë pasion me Harryn javën e kaluar, pas një koncerti. Në një video ekskluzive të siguruar nga MailOnline, një kalimtar i kapi teksa mbulonin njëri-tjetrin.
Kujtojmë që shoqja e Emily, Olivia, ka qenë në lidhje me Harryn dhe kjo situatë sigurisht që do ta shqetësoj./Indeksonline/