75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Në lidhje dashurie? Kjo është surpriza e bukur që iu bë Arbnora Ademajt për Shën Valentin!

Aktorja e njohur kosovare, Arbnora Ademaj, veçohet si njëra nga femrat më të suksesshme.

Ajo po korr suksese të mëdha në fushën e kinematografisë, shkruan Indeksonline.

Ka pasur kureshtje të madhe nga ndjekësit duke dashur të dinë më shumë rreth jetës private të bukuroshes, saktësisht rreth statusit të saj. E që sot, për ditën e të dashuruarve, ajo vendosi ta shuaj këtë kureshtje.

Duke publikuar një video në ‘Instastory’, tregoi se për këtë ditë ka pranuar një surprizë të bukur duke vënë në fokus një unazë me diamant, si dhe një arush me mbishkrimin “Te dua”.

Ademaj konfirmoi që është në lidhje dashurie, por kush është fatlumi që ia ka rrëmbyer zemrën nuk dihet akoma./Indeksonline/