75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Në lidhje dashurie me malazezin, reagon ish-Miss Shqipëria

Javën e kaluar, Prive zbuloi se ish-Miss Shqipëria, Klea Bushi, ka nisur një lidhje të re.

Ajo është dashuruar në një malazias, i cili quhet Millosh e me të cilin po kalon kohën tash e disa muaj.

Së fundmi, modelja e cila u kthye në Tiranë për të jetuar, u kritikua për këtë lidhje dhe këtë e tregoi publikisht.

Përmes një instastory, Bushi thotë se ka marrë shumë ofendime dhe mesazhe diskriminuese.

Në deklaratën e lëshuar në Internet, ajo thotë “se jemi të lirë të dashurojmë dhe të martohemi me çdo shtetas në botë”.

Lexojeni me poshtë të plotë reagimin e saj.