Në lidhje me biznesmenin turk, Genta flet për planet e shtatzënësisë

Genta Ismajli, kohët e fundit është rikthyer me një projekt të ri muzikor që u prit mirë nga adhuruesit e saj.
Artistja e njohur kosovare vetëm pak kohë më parë solli këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Marselin.

Por, së fundi e ftuar në Syri Televizion, Genta foli për jetën private dhe planet e shtatzënësisë.
E pyetur se kur do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Genta dha një përgjigje të shkurtër.

“Ndoshta vitin tjetër”, është shprehur Genta.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur shqiptare është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta./Indeksonline/