Në lidhje me Edin? Anisa tregon statusi e saj

Javët e fundit, ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat online dhe rrjetet sociale.
Shkak për këtë është bërë jeta e saj sentimentale, e cila ka ngjallur shumë kuriozitet dhe diskutime nga publiku.
Anisa u përfol për një lidhje dashurie me ish banorin e Big Brother, Eduart Kuçin.
Dyshja u shfaqën shpeshherë pranë njëri-tjetrit, duke nxitur aludime për një romancë mes tyre.
Por, ditë më parë, u vu re se ata kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që tregonte për një ndarje të mundshme.
E mes gjithë kësaj zhurme virtuale, Anisa ka vendosur të flasë vetë.
Përmes një sesioni pyetjesh-përgjigjesh në Instagram, ajo është shprehur pa doreza lidhur me statusin e saj sentimental.
E pyetur nëse është në një lidhje dashurie, ajo ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“I’m single, ready to mingle”
Ajo e ka shoqëruar përgjigjen edhe me një mesazh tjetër ku thekson:
“Këtë vit jam vetëm unë, vetja dhe unë,” duke nënkuptuar se ka zgjedhur të përqendrohet tek vetja dhe se nuk është në lidhje.
