75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Në lidhje prej kohësh, Ledjana ‘zbulon’ detaje nga i dashuri kosovar

Ledjana Prenga, një nga personazhet më të komentuar televiziv në dy vitet e fundit, prej kohësh është në një lidhje serioze (e besa edhe sekrete) të dashurisë.

Përgjatë kësaj kohe, Ledjana është në një trekëndësh mes Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë, e angazhuar me klientet e saj si trajnere personale fitnessi.

E së fundmi, ajo ka ndarë një moment përtej transformimeve me programet online.

Ledjana ka publikuar një “moment” me të dashurin në Prishtinë.

“Eh dashni, dashni”, është shprehur ajo duke u mjaftuar këtë herë vetëm me ‘zbulimin’ e dorës së të dashurit kosovar.

Kur do të vijë dita që ta shohim me fytyrë? Për këtë do na duhet të presim edhe pak me shumë gjasë.