75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu.

Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen që ndjejnë të afërmit dhe miqtë.

Të rinjtë kanë theksuar se shpresojnë në një proces të drejtë gjyqësor dhe kërkojnë që gjykata të marrë vendimin e duhur ndaj pesë personave që dyshohet se janë të përfshirë në vdekjen e Agonit.