75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Në listën e PDK-së dihet vetëm numri i Enver Hoxhajt dhe Bekim Haxhiut

Nesër pritet të zyrtarizohet lista e plotë e PDK-së e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ende nuk është zbuluar se si do të duket lista e PDK-së dhe kush do të jetë 5-shja e parë, transmeton Indeksonline.

Vetëm numrat e dy personave në PDK dihet. Kandidati për kryeminsitër, Enver Hoxhaj do të jetë numri 1 i PDK-së në këto zgjedhje.

Kurse, Bekim Haxhiu pritet të marrë numrin 109, siç e ka pasur në 4 palë zgjedhjet e kaluara.

Ky numër duket se i sjell fat Haxhiut, i cili me këtë numër është zgjedhur gjithmonë deputet./Indeksonline/