19:38 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në listën e ‘veteranëve të rremë’ edhe babai i deputetit të Kuvendit të Kosovës

Deputeti nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj është një prej të akuzuarve për mashtrim me listat e veteranëve.

Por jo vetëm kaq pasi përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka bërë të ditur se është pikërisht babai i tij i cili doli në njërën prej listave të veteranëve ‘mashtrues’ e që sipas tij është jo e vërtetë,transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Demaliaj duke ironizuar me ish-prokurorin special, Elez Blakaj ka shkruar “Evvv Elez Blakaj halllall të qoftë”.

Shkrimi nga Demaliaj:

Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!

Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!

Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!

Me nder e krenari
I juaji Shkumbin Demaliaj..!!