10:26 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Në Lituani po mbahet samiti se si të “eliminohet” Putini!

Një samit i fshehtë po mbahet në Lituani, organizuar nga Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis. Temë diskutimi është strategjia se si Rusia mund të çlirohet nga Vladimir Putin.

Në samit po marrin pjesë politikanë aktualë dhe ish-politikanë të lartë si dhe aktivistë e gazetarë të të drejtave të njeriut nga Evropa, Rusia dhe SHBA-ja.

Prandaj, qëllimi i “samitit anti-Putin” është “eliminimi i ariut të bardhë”.

“Putini ka shkuar shumë larg me luftën brutale kundër Ukrainës. Që nga fillimi i luftës, dhjetëra mijëra rusë u është dashur të paguajnë me jetën e tyre për megalomaninë e tij. Nëse ne nuk e çlirojmë Rusinë prej tij tani, atëherë kur duhet ta bëjmë këtë” ka thënë një gazetar evropian./Indeksonline/