75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Në ‘lloç’ Dukagjini tregohet më i fortë, fiton gjysmëfinalen e parë

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Istogut në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Një gol u shënua në pjesën e parë, ku skuadra e Armend Dallkut kaloi në epërsi (0-1) me anë të Merlakut, shkruan IndeksOnline

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht vendasit barazuan rezultatin në 1 me 1 me anë të Mazrekaj. Për t’u shënuar pastaj një autogol, që i dha fitore ekipit mysafir.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, Istogu humbi një penallti. Ishte Qendrim Jahaj ai që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68’të.

Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet më 21 prill./IndeksOnline/