75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / Z S

Në lojë kualifikimi në playoffin e Botërorit, Indrit Tuci: Andorra nuk duhet nënvlerësuar

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet e saj për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 me Andorrën dhe Anglinë.

Është pikërisht sfida e 13 nëntorit ajo që ka më shumë rëndësi për kuqezinjtë, duke qenë se në lojë është kualifikimi në playoffin e kompeticionit.

Në listën e të përzgjedhurve të Sylvinhos për këto dy ndeshje është edhe Indrit Tuci, për të cilin ky është një rikthim në skuadrën kuqezi me futbollistin që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij.

‘‘Ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare sepse për cdo futbollist është një arritje e madhe të jetë pjesë e Kombëtares sidomos kur kemi një mundësi më shumë për t’u futur në botëror, tha Indrit Tuci. Do të jap maksimumin tim, djemtë më pritën mjaft mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje’’

Indrit Tuci tha se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se të gjithë në këtë moment janë të fokusuar te ndeshja me Andorrën

‘‘Atmosfera më duket shumë e mirë, shoqërohemi me njëri tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për ndeshjen me Andorrën, shtoi Indrit Tuci. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi të kalojmë këtë ndeshje do të mendojmë për Anglinë. Po e analizojmë shumë mirë, kemi parë edhe disa video se cfarë mund të bëjnë ata për të penalizuar ne dhe shpresojmë që në fushë të realizojmë dëshirat e trajnerit dhe mos ta zhgënjejmë”.

Për Tucin Andorra nuk duhet nënvlerësuar, por ai shtoi se shpreson që skuadra jonë kombëtare të marrë 3 pikët e kësaj sfide

‘‘Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë e pastaj për të dytën do flasim më tej”, përfundoi Indrit Tuci.