”Në luftë e në paqe bashkë”, Sami Lushtaku dhe Fadil Kodra

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku ka postuar një fotografi me bashkëluftëtarin e tij, Fadil Kodrën.
Lushtaku ka thënë se janë gjithmonë bashkë në luftë e në paqe, ku në betejat më të vështira kanë qëndruar si një person i vetëm.
”Që nga fëmijëria kemi mësuar se bashkimi është forca jonë. Në luftë e në paqe, gjithmonë bashkë!Në betejat më të vështira kemi qëndruar si një, sepse ideali i përbashkët është fuqia që nuk e thyen as koha, as sfidat!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: