Në “luftë” me familjen, Brooklyn fshin tatuazhin dedikuar babait
Deklarata e Brooklyn Beckham në lidhje me grindjen familjare ka tronditur opinionin.
Ai vazhdimisht akuzon prindërit e tij, Victoria dhe David, që kanë ushtruar për vite me radhë manipulime ndaj tij, transmeton Indeksonline.
Brooklyn ka marrë vendimin e prerë sa i përket familjes së tij, madje ai nuk dëshiron që as tatuazhet dedikuar babait e nënës t’i lë në trup.
Fotot e publikuara nga “The Sun”-i tregojnë Brooklynin në Los Angeles me një tatuazh të ndryshuar në krahun e djathtë.
Dikur kishte fjalën “BABA” me shkronja të mëdha. Tani, ky mbishkrim është i mbuluar me një yll deti dhe dy varka shpëtimi.
Një burim i tha gazetës se Brooklyn iu nënshtrua një trajtimi me laser për të ndryshuar tatuazhin.
“Ai donte ta hiqte qafe,” vazhdoi burimi. “Ai po vuan aq shumë sa nuk do të ishte e denjë të linte një homazh të tillë në trupin e tij. Dhe me sa duket, kjo nuk është e gjitha, thuhet se ai e ka mbuluar edhe tatuazhin në gjoks, kushtuar nënës së tij”, përfundoi burimi./Indeksonline/

