17:53 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / B O

Në “luftë” për gjetjen e banorëve nën rrënoja, skuadra shqiptare nis kërkimet në Malatya

Turqia dhe Siria po “luftojnë” me kohën për të nxjerrë trupat e banorëve nga rrënojat e tërmetit.

Të gjitha shtetet pas tragjedisë kanë nxituar për të dërguar drejt vendngjarjes mjekë dhe forca të specializuara për nxjerrjen e banorëve.

Ditën e sotme ka mbërritur në vendngjarje dhe skuadra e kërkim-shptimit nga shteti shqiptar

Me anë të një postimi në Facebok, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kjo skuadër ka mbërritur dhe tashmë ka filluar punën për kërkime në Malatya.

Postimi:
Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya.