Lumëbardhi i Prizrenit ndotet, nga ujërat e zeza

Në Kosovë po vazhdon tradita e ndotjeve të lumenjve, duke i përdorur edhe për hedhjen e mbeturinave, por edhe për dredhjen e ujërave të zeza, të cilët po shkaktojë kutërbime, duke vështirësuar jetesën qytetarëve që jetojnë përreth.
Indeksonline ka siguruar pamje sot gjatë ditës duke u derdhur kanalizimi në lumin Lumëbardh të Prizrenit.
Në pamjet që keni në video shihet qartë ndotja e lumit, duke shkaktuar erë të keqe.
Përkundër thirrjes së ambientalistëve dhe profesionisteve shëndetësorë, që të ndalet një praktikë e tillë, e cila shkakton sëmundje të rënda për shëndetin e përgjithshëm, kjo praktikë e ndotjes së lumenjve nuk ka të ndalur.