10:16 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Lupq vidhen 6 copë gjedhe

Mëngjesin e ditës së djeshme në Lupq të Podujevës, zyrtarët policorë kanë hasur dy vetura me targa civile të braktisura,  në  të cilat kishin qenë të ngarkuara nga tri kafshë shtëpiake.

Në stacionin policor janë paraqitur ankuesit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë raportuar se iu ka vjedhur një automjet dhe gjashtë copë kafshë shtëpiake (gjedhe).

Me vendim të prokurorit, kafshët iu kanë kthyer pronarëve ndërsa automjete janë konfiskuar për ekzaminim. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Indeksonline/