75 Mall Live Search
23:19 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / C E

Në Madrid kanë filluar të dorëzohen, Mbappe është mision i pamundur

Kylian Mbappe dje u paraqit për PSG-në në fitoren 4-2 ndaj Brestit. Paraqitja e tij e fundit me klubin francez ka bërë që të besohet se transferimi i tij këtë verë në “Bernabeu” është i pamundur.

“Real Madridi e sheh nënshkrimin e francez këtë verë thuajse të pamundur.

Drejtuesit madrilenë kanë hedhur sytë tashmë nga sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

“Klubi mendon se Mbappe do të vijë vetëm nëse Emiri i Katarit lodhet prej tij, jo me oferta ose francezi duhet të zemërohet”, raportohet në ‘Tiempo de Juego‘ në mediumin Cadena COPE.

Mbappe thuhet se ka shfaqur disa sinjale në media për të treguar se dëshiron të largohet, edhe pse nuk e ka komunikuar këtë mesazh publikisht. Tifozët e Realit shpresonin ta sillnin sulmuesin në Madrid këtë verë, por nuk është e shkruar të ndodhë. Të paktën, jo këtë merkato verore, pavarësisht dëshirës së tifozëve dhe presidentit Florentino Perez.