75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Malet e Sharrit humb një shtetas gjerman

Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman, shkruan Indeksonline.

Në imazhe shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin./Indeksonline/