12:28 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Në Malishevë filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij dhe së shpejti do të fillojë edhe me vlerësimin e dëmit, apo ndikimit të pandemisë në ekonominë e Komunës së Malishevës.

Kryetari i këtij komisioni, Adem Mazreku, i ka njoftuar anëtarët e komisionit me detyrat që kanë, si dhe ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të plasohet edhe një pyetësor online, ku të gjitha bizneset e Komunës së Malishevës, do të mund ti paraqesin të dhënat e bizneseve dhe ndikimi në punën e tyre gjatë kohës së kufizimit të punës së tyre dhe në tërësi për ndikimin e pandemisë.

Po ashtu, përmes organeve komunale, të gjitha bizneset do të njoftohen për pyetësorin, si dhe për punën e komisionit, përmes së cilit synohet të vlerësohet ndikimi i pandemisë në ekonominë e Komunës së Malishevës.