Në Malmo u shënua Dita Botërore e Librit
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë-Suedezë, e përfaqësuar nga krijuesi Riza Sheqiri, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo (Suedi) u mbajt Dita Botërore e Librit.
Ky aktivitet u hap nga Muhamet Shatri, ndërlidhës i QKK-së në Malmo. Isa Osmanaj, këshilltar i ministrit tê MDIS-it, Dardan Gashi, i cili foli për rëndësinë e librit si mjet për marrjen e njohurive.
Bashkorganizatori i kësaj ngjarjeje, Riza Sheqiri, prezantoi krijimet e shumë autorëve që jetojnë dhe veprojnë në Suedi. Po ashtu, u promovuan edhe 10 veprat e krijuesit Hamit Gërguri, të përkthyera në suedisht.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Librit, në kuadër të Qendrës Kulturore të Kosovës në Malmo u bë inaugurimi i bibliotekës. /Indeksonline/