Në Maqedoninë e Veriut 8 të vdekur dhe 223 raste të reja nga COVID 19

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 8 persona nga koronavirusi,ndërsa numri total i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 768 njerëz.
Ndërkohë sipas të dhënave ditën e sotme janë konfirmuar 223 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve në rajon ka shkuar në 19,096 të tjerë.
Në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 15,645 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 3 pacientë. Maqedonia e Veriut për identifikimin e rasteve me koronavirus ka kryer 197,382 testime.